U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë në spital 23-vjeçari

Një lajm i trishtë vjen nga Dibra, ku është mësuar se i riu që u vetëplagos mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spital.

23-vjeçari Sh.L., ndodhej me bagëti në mal kur ndodhi incidenti që i kushtoi jetën.

Ai u transportua për në spitalin e Peshkopisë, por nuk ka mundur dot t’u mbijetonte plagëve.

Fillimisht, policia raportoi se 23-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por sipas Fax News, ai ka ndërruar jetë pak më parë.

Policia njoftoi më herët se:

Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen, njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal. I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.