Çitaku reagon pas shpërthimeve në veri: “Kryeministër çka po ndodhë? Fol, a po kalon Serbia?”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj raportimeve për shpërthime në Mitrovicën Veriore, Leposaviq dhe Zubin Potok, shkruan Fokusi.info.

Çitaku, ka pyetur kryeministrin e vendit se çka po ndodhë në veri dhe se lajmet e vetme për gjendjen e veriut po i marrin nga mediet.

“Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po I marrim nga mediat.
Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkruar ajo./Fokusi.info/