Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Sokol Zenelaj, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë dhënë nga OVL UÇK dega në Gjakovë.

Njoftimi:

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftetarëve për veteranin e UÇK-së Sokol Ahmet Zenelaj nga fshati Jabllanicë i Gjakovës.

Varrimi bëhet të shtunën, me 26 dhjetor, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Jabllanicë të Gjakoves.