Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Faik Gashi

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së nga komuna e Malishevës, Faik Gashi, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë dhënë OVL-UÇK dega në Malishevë.

Lajm Mortor:

Po na ikin çlirimtaret në amshim.
Sapo morëm lajmin për vdekjen e Veteranit te UÇK-së, Faik Hasan Gashi, i lindur ne Vërmicë të Malishevës ne vitin 1976.

I ndjeri vdiq ne itali, pas një sëmundje të rëndë.
Faiku dha një kontribut të çmueshëm në luftën për liri!
Ngushëllime Familja Gashi
Ngushëllime Bashkëluftarëve
Për varrim do te njoftoheni me kohë, thuhet në njoftim./Fokusi.info/