Zelensky liderëve botërorë: Frika ju bënë bashkëfajtorë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje shteteve perëndimore që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë, përfshirë edhe vendosjen e embargos mbi naftën.

Ai kritikoi natyrën “pasive” të disa sanksioneve, duke thënë se bota nuk mund të presë për veprimet ruse në mënyrë që të përgjigjet.

“Një luftë e shkallës së gjerë ka nisur”, tha Zelensky. “Ka pasur shumë sugjerime dhe paralajmërime për sanksione më të ashpra, siç është embargoja mbi furnizimet e naftës ruse në Evropë, do të vendosen nëse Rusia përdor armë bërthamore”, ka thënë Zelensky përmes një videomesazhi mëngjesin e së martës.

“Thjesht nuk ka fjalë. Ne, populli që jemi të gjallë, duhet të presim. A nuk është gjithçka që ka bërë ushtria ruse deri më sot një embargo nafte? A nuk po granatojnë me bomba fosforike? Një granatim i një objekti kimik apo granatimi i një centrali bërthamor nuk është mjaftueshëm” që të vendoset embargoja e naftës”, tha Zelensky.

Ai shtoi se planifikon t’iu adresohet parlamenteve të një sërë shtetesh gjatë kësaj jave për t’iu kërkuar më shumë armë.

“Ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm se dikush nuk gjen kurajën për të na dhënë armët e duhura. Frika gjithmonë ju bënë bashkëfajtorë”, tha Zelensky.