Vjosa Osmani pas vendimit të Supremes: Albin Kurti do të jetë kryeministër

279

Vjosa Osmani, ka thënë se me kurajo dhe guxim të votuesve, Albin Kurti do të jetë kryeministër.

Numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani, ka thënë se me kurajo dhe guxim të votuesve, Albin Kurti do të jetë kryeministër.

Ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim”.

“Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër”, u shpreh Osmani.