Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Kristë (Bardhec) Krasniqi

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Kristë (Bardhec) Krasniqi nga fshati Nepole, shkruan Fokusi.info.

Këtë e bëri të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë.

Ai ishte pjesëtar i Brigadës 135 Agim Zeneli në Zonën Operative të Dukagjinit, pjesëtar i TMK-së dhe aktivist i dalluar në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 4 prill 2021, ora 16:00 në Varrezat e fshatit Nepole të Pejës./Fokusi.info/