Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Latif Shala

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Latif Shala nga fshati Duboc i Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Vushtrri.

Njoftimi i plotë:

Njoftim!

Ju njoftojm se ka ndërru jetë Veterani i UÇK së z. Latif Shala nga fshati Duboc!
Vorrimi bëhet me datë 11.01.2022 në ora 15.00 në fshatin Duboc !

Ngushëllime familjes Shala!