Chelsea dhe United në garë për Hysajn

Nuk kanë fund zërat për Elseid Hysajn. Mbrojtësi shqiptar do të largohet nga Napoli dhe në të njëjtën linjë është presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentiis.

Shkodrani pëlqen Juventusin në rast se Maurizio Sarri do t’i bashkohet kampionëve të Italisë. Hysaj kërkon të ribashkohet me Sarrin, pasi ka punuar me të tek Empoli dhe Napoli.

Pista e re e çon Hysajn në Angli me Chelsean dhe Manchester United që janë të interesuara për të.

“Djajtë e Kuq” po kërkojnë për përforcime dhe emri i Hysajt ka dalë së fundmi në skenë nga mediet italiane. Më shumë se sa një lajm i vërtetë duket si një pompim merkatoje.