Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Qemajl Berisha

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Qemajl Berisha, nga fshati Dollovë i Klinës, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka dhënë Kryetari i degës së OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, i cili tha se i ndjeri po vuante nga një sëmundje e rëndë që shumë shpejt ia mori jetën.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 14:00 në fshatin Dollovë./Fokusi.info/