Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Rrahmon Aliu

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahmon Aliu nga fshati Pantinë i Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Vushtrri.

Njoftimi i plotë:

Njoftim!

Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e Veteranit të UÇK së të Br.142 të ZOSH z.Rrahmon Aliu nga fshati Pantinë!

Varrimi bëhet sot me datë 20.08.2020 në ora 13’00 në fshatin Pantinë.

Ngushëllime familjes Aliu!