Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Xhavit Gashi

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Gashi, shkruan Fokusi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj.

Njoftimi:

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – XHAVIT GASHI.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, datë 08.04.2020, në orën 13:00, në varrezat e reja të qytetit.

Ngushëllime gjithë bashkëluftëtarëve, ngushëllime familjes Gashi!