Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Avni Bekteshi

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Avni Bekteshi nga fshati Dumnicë e Poshtme e Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Avni Bekteshi ishte ushtar i Batalionit “Rexhep Musa” të Brigadës 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga OVL UÇK dega në Vushtrri.

Njoftim!

Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e Veteranit të UÇK së Avni Bekteshi nga fshati Dumnicë e poshtme!

Varrimi bëhet në ora 15.30 në fshatin Dumnicë e poshtme!

Ngushëllime familjes Bekteshi!