Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Mejdi Asllani – “Plaku”

Ka ndërruar jetë veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Mejdi Asllani – Plaku, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i degës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, Sylë Vitia. Varrimi do të bëhet nesër në orën 12:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit, invalidit të luftës së UÇK-së Mejdi Asllani. Pata fatin të luftoj në vijat e frontit përkrah me ju, “ Plaku i Maleve” siç të thërrisnim, dhe ta njoh trimërinë, guximin dhe gatishmërinë për tu sakrifikuar për çlirimin e trojeve tona shqiptare. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilin derdhe gjak bashkëluftëtar. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ju luftëtar lirie. Varrimi do të bëhet nesër me datë 01.02.2024 në ora 12:00 në varrezat e qytetit, Dragodan – Prishtinë. Ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëluftëtarëve”, thekson Vitia në një postim në Facebook./Fokusi.info/