Prokuroria nis hetimet për mjekët që u rrahën dje në sallën e operacionit në QKUK

Kardiokirurgi Dr. Adem Grbolar dhe specializanti Dr. Endrit Shala gjatë ditës së djeshme kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete e cila ka rezultuar me rrahje në sallën e operacionit, në QKUK.

Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por të njejëtit rast nuk kanë pranuar të japin detaje duke thënë janë ndërrmarrë veprime hetimore.

“Duke ju referuar kërkesës suaj për informata, ju njoftojmë se lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e kësaj çështjeje penale”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj për IndeksOnline.

Ndërsa drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu,  ka thënë se ndaj dy personave do të merren masa.

“SHSKUK ju njofton se është njoftuar lidhur me rastin e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kardiokirurgji.

Rasti do të hulumtohet dhe do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Sejdiut.