Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Caraku

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i arsimit, Muhamet (Adem) Caraku nga fshati Dritan (ish Dobroshec) i Komunës së Drenasit , shkruan Fokusi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Dritan/Dobroshec në Facebook.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e martë, në orën 16:00, në varrezat e lagjes Caraku në Dritan (ish-Dobroshec) të Komunës së Drenasit.

Për shkak të situatës së krijuar me Covid-19, varrimi do të bëhen sipas rekomandimeve të IKSHP-së, thuhet në njoftim!

Njoftimi i plotë:

N J O F T I M

Të dashur familjarë, miq, dashamirë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me dt.13.04.2021, u nda nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës MUHAMET ADEM CARAKU

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e martë, në orën 16:00, në varrezat e lagjes Caraku në Dritan (ish-Dobroshec) të Komunës së Drenasit.

Për shkak të situatës së krijuar me Covid-19, varrimi do të bëhen sipas rekomandimeve të IKSHP-së!

Zoti e pastë mëshiruar dhe e bëftë prej banoreve të Xhenetit!

Më pikëllim familja Caraku
Dritan Dobroshec.