Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Sadik Makolli

Ka ndërruar jetë, veprimtari i çështjes kombëtare dhe veterani i luftës së UÇK-së, Sadik Makolli, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur miku, bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari i tij, Arben Krasniqi.

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë shokët dhe dashamirët se sot, me 15.02.2021, nga nje smundje e shkurt vdiq dhenderri im, njekohesisht, bashkvëprimtar dhe bashkëluftëtar,Sadik Makolli. Sadiku, i takonte organizimeve të hershme ilegale te viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së,LKÇK-së dhe ushtar e veteran i Ushtris Çlirimtare të Kosoves.
Për kohën e varrimit do t’iu njoftojmë me kohë.
Familja Makolli-Krasniqi

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 16. Shkurt 2021 (e martë) në orën 14:00 në vendlindjen e tij në Marec, lagjen Vakoc.

Kortezhi niset në oren 12.00, nga shtëpia e të ndjerit ku ka jetuar në Kastriot (Obiliq).
Për shkak te gjendjes pandemike pamje për të ndjerin nuk do të mbahet.