Ndërron jetë veterani Valdet Berisha

Pas një sëmundje të shkurtër, e cila për pesë ditë i mori jetën, ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së  Valdet Berisha nga fshati Gjurgjevik i Madh i Klinës, shkruan Fokusi.info.

Berisha ka dhënë një kontribut të madh në vendin tonë. Ishte veteran i UÇK-së, gazetar ku ka punuar disa vite dhe në Televizionin e Dukagjinit, po ashtu veprimtar i çështjes kombëtare.

Berisha po ashtu njihet si një nga organizatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës.