Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet në veri: PDK prinë nga partitë shqiptare

Në ora 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimeve në Mitrovicën veriore.

Ndërsa tani kanë nisur të vijën votat e para nga zgjedhjet në komunat e veriut.

Sipas burimeve të lajmi.net, në votat e para që tashmë kanë nisur të numërohen, nga partitë shqiptare në Zveçan, prinë PDK me 117 vota ndërsa me 55 VV, AKR, LDK.

PDK po prinë edhe në Leposaviq me 110 vota, ndërsa VV, LDK, AKR me 62 vota.

Në Zubin Potok, PDK ka marrë 112 vota ndërsa 98 VV, LDK dhe AKR.