Ndërtesa kaplohet nga zjarri, ja si shpëton njëri nga banuesit

Një njeri u detyrua të largohet nga dhoma e tij dhe të kalojë jashtë ndërtesës, kështu duke rrezikuar jetën, për t’i shpëtuar zjarrit që kishte kapluar një ndërtesë në Romë.

Në videon e mëposhtme ai mund të shihet i shtrirë duke u munduar që t’u shmanget flakëve që depërtojnë nga dritaret e ndërtesës, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet e sigurisë kanë arrit që ta shpëtojnë atë duke përdorur një vinç.