Ndeshja Turqi-Greqi në ‘Air Albania Stadium’ për të prekurit nga tërmeti

“Air Albania Stadium” do të hapë sërish dyert në një ndeshje që do të mbledhë të ardhura për të prekurit nga tërmet shkatërrues i 26 nëntorit.

Andi Lila, kreu i “Sindikatës së Futbollistëve”, prej kohësh është angazhuar për të zhvilluar një ndeshje miqësore mes veteranësh.

Ndeshja Turqi-Greqi do të realizohet në stadiumin e ri shqiptar në datën 10 janar të viti 2020.

Ata do të rikthehen në vendin tonë, aty ku u mundën kohë më parë.

Do të ketë lojtarë që kanë luajtur me kombëtaren shqiptare, ndërkohë që këtë organizim do e mbështesin edhe yje të Italisë kampione bote të vitit 2006.

Gjithashtu do të ketë veteranë të Turqisë, që në vitin 2002 zuri vendin e tretë në kampionatin botëror të Japonisë.

Të gjitha të ardhurat e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Kujtojmë që edhe në ndeshjën  Tirana-Partizani, të mbajtur në “Air Albania”,  të ardhurat nga shitja e biletave shkuan për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Shqiptarja.com