Ndeshje dramatike në La Liga, Villareali “frenon” Real Madridin (Video)

Real Madridi nuk është këndellur, pas barazimit të javës së kaluar ndaj Valladolid.

‘Los Blancos’ sërish kanë barazuar, kësaj radhe në udhëtim te Villarreal me rezultat 2 – 2.

Vendasit kaluan dy herë në epërsi, por Gareth Bale që ishte në formë të jashtëzakonshme sonte, shënoi po aq herë.

Gerard Moreno (12’) zhbllokoi ndeshja, ndërsa anësori uellsian (45+1’) baraspeshoi gjithçka, për të cilin ishte goli i parë në La Liga pas 169 ditëve.

Kur pritej që të shënonte Reali, në skenë doli Moi Gomez (74’) që i dha edhe njëherë epërsinë ‘Nëndetëses së Verdhë’.

Por ‘lojtari i padëshiruar’ i Zidane, Bale realizoi një gol të bukur për rezultatin 2 – 2 dhe shpëtoi nga humbja skuadrën e tij, pavarësisht se në fund ai u përjashtua nga ndeshja pas kartonit të dytë të të verdhë brenda dy minutave.

https://www.youtube.com/watch?v=vNM-0-eSKF0