“Ndihem i nderuar që flas me përfaqësuesin më të lartë francez”, Albin Kurti takon Emmanuel Macron (Detaje)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti Emmanuel Macron.

Gjatë fjalës së tij, Kurti shprehur mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe jo vetëm.

Po ashtu Kurti u shpreh ai dhe qeveria e tij janë të angazhuar në për paqen, mirëqenie, integrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit, duke shtuar se bashkëpunimi i mirë mes Francë dhe Kosovë do të vijojë edhe më tej.

“Jam i nderuar të jem sot këtu. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri për të garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspirata demokratike. Ne besojmë se Europa është besimi më i mirë për të hedhur baza të drejta.

Ne besojmë se po krijohet një situatë e re politike, me pjesëmarrje më të artikuluar dhe në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë me të gjithë mundësitë tona. Ndihem i nderuar që do të kem mundësinë të flas me përfaqësuesin më të lartë të popullit francez për zhvillimet e Kosovës.

Si kryeministër dhe qeveri jemi angazhuar për paqe, mirëqenie integrimin e dhe zhvillimin e vendit”, tha Kurti.