Si u bë që 18-vjeçari me sindrom down të niste autobusin në Skenderaj? Flet nëna e tij (video)

Mësimin e kishte përfunduar dhe po e priste autobusin për t’u nisur për shtëpi.

Por, 18-vjeçarit G. Ahmeti nga Rrezalla e Skenderajt nuk iu prit dhe hipi në një tjetër autobus.

Ai e ndezi mjetin e kompanisë “Bajriqi” dhe e nisi, meqë shoferi nuk ishte në të. Nga stacioni i qytetit doli në rrugën kryesore ku edhe e goditi një veturë.

Nëna e djalit që e nisi autobusin në Skenderaj ka treguar se si ia ka rrëfyer asaj 18-vjecari nisjen e autobusit.