Hoti: Deklarimet e Kurtit për Listën Serbe mund të kenë qenë veç elektorale

Avdullah Hoti i LDK’së sonte në Rubikon ka thënë se deklarimet e Albin Kurtit, tashmë kryeministër se Lista Serbe nuk do të mund të ishte pjesë e Qeverisë së tij, kanë qenë elektorale.

”Mund të kenë qenë deklarime elektorale ato të mëhershmet të Kurtit’’, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se ka qenë obligim kushtetues që t’i bëjnë pjesë të Qeverisë edhe pakicat nga Lista Serbe.

‘’Edhe pse Lista Serbe dirigjohen nga Beogradi, ata prapë se prapë betohen në Kuvendin e Kosovës dhe jem të obliguar të respektojmë Kushtetutën e Kosovës’’