Ndodh edhe kjo: Gruaja e rrah burrin keq në autobus (video)

Një episod i pazakontë është shënuar në autobusin e aeroportit të Alicante në Spanjë.

Një çift, burrë dhe grua janë rrahur ashpër me njëri-tjetrin, duke mos kursyer as goditjet fizike.

Çifti i ri, i cili duket në gjendje të dehur udhëtoi nga Anglia për të shijuar disa ditë pushimi në Spanjë, por e gjetën veten në faqet e para të mediave botërore.

Policia spanjolle ka shoqëruar në komisariat dy protagonistët, si dhe dëshmitarë, ku pritet të mësohet edhe shkaku që i dërgoi të bënin këtë shfaqje të turpshme.