Ndodh edhe kjo: Rashit Qalaj bëhet zëvendës i Avdullah hasanit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tashmë është angazhuar edhe me një detyrë të re.

Në Task Forcën për luftimin e drogave në shkolla, të formuar nga qeveria e Kosovës, Qalaj është emëruar zëvendës i Avdullah Hasanit, i cili do të jetë sefi i kësaj Task Force, shkruan Insajderi.

Kabinetit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj këtë javë i është kjo pozitë e re.

Me formimin e kësaj Task Force, qeveria parasheh edhe fillimin e fushatës kundër këtij fenomenit të drogave.

Qalaj tashmë do ta mbajë edhe këtë pozitë të re përkrah asaj si shef i Policisë, me ç’rast do ta zëvendësoj Avdullah Hasanin kur të jetë nevoja.

Hasani ishte emëruar koordinator Nacional për Gjeneratën e Re.

Vendimi për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve dhe formimi i Task Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla, ka marrë aprovimin e kabinetit qeveritar.

Sipas kryeministrit Haradinaj, qëllimi i formimit të Task Forcës është parandalimi, luftimi dhe largimi i drogës nga institucionet shkollore.