Parashikimi i motit

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Në zonat malore priten reshje bore, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi prej 13-31 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 9°C.