Ndodh në Tiranë/ Gruaja shpëton për një “fije” te vijat e bardha (Video)

Mësohet se një incident i cili për pak mund të përfundonte shumë keq ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit.

Në një video të postuar nga faqja Aksidente Rrugore shikohet se si një grua ka shpëtuar për një fije nga një aksident që mund t’i kishte marrë jetën asaj.

Në video shikohet qartë se si gruaja ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa automjeti ka kaluar me shpejtësi të lartë.