Zbulohet letra që Trump i la Biden

“Joe, ti e di që unë fitova”. Ka qenë ky mesazhi që pak më parë bëri bujë në mediat botërore pas letrës së fundit që Trump kishte lënë për Joe Biden pas inaugurimit të këtij të fundit si President i 46 i SHBA.

Donald Trump zgjodhi të mos merrte pjesë në inagurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden, port ë mjaftohej vetëm me lënien e letrës në tryezën e Zyrës Ovale.

Lënia e një letre pasardhësit është një traditë në Ditën e Inaugurimit. Presidenti që largohet i lë një letër pasardhësit duke i uruar suksese, por duke dhënë edhe këshilla. Kjo zakonisht lihet në tavolinën e Vendimit, që kur president i ri të hyjë në Zyrën Ovale të mund ta lexojë.

Sakaq, bëhet me dije se  dhe zonja e parë Melania Trump i ka lënë një letër Jill Biden. Mediat e huaja shkruajnë se Melania i ka uruar mirëseardhje dhe suksese Jill Biden.

Zonja e parë Melania Trump nuk i shkruajti kartat e saj të “faleminderit” stafit të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë të cilët janë kujdesur për të dhe familjen e saj për katër vitet e fundit, sipas dy burimeve me njohuri të shënimeve dhe trajtimit të Trump prej tyre.