Ndodhi edhe kjo: Mësuesi e qeth nxënësin në klasë gjatë mësimit

Xhelal Elezi, arsimtari i Gjeografisë i cili punon në shkollën ‘Dëshmorët e Kombit’ në fshatin Livoq të Gjilanit, po ushtron edhe profesionin e berberit.

Arsimtari Elezi është incizuar nga një nxënës deri sa me forcë po i printe flokët një nxënësi për shkak të stilit jo të mirë të flokëve që po mbante.

Për prerjen e flokëve arsimtari po thotë se ka marrëdhënie të mira me prindërit e nxënësit, ku ka pasur leje edhe t’ia printe flokët dhe madje të ushtronte dhunë ndaj tij.

Nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan po thonë se nuk kanë informacion në lidhje me këtë rast, mirëpo porsa të marrin vesh për ngjarjen do të marrin masat e duhura.