Ndryshuan masat, bie numri i gjobave në bazë të ligjit antiCOVID

Kanë kaluar pak ditë që nga momenti kur Qeveria e Kosovës ka ndryshuar masat antiCOVID.

Kësisoj me të marrë këtë vendim vërehet qartë edhe rënia e numrit të gjobave të cilat shqiptohen brenda 24 orëve nga Policia e Kosovës në bazë të ligjit antiCOVID.

Gjatë 24 orëve zyrtarët policorë kanë shqiptuar 226 tiketa të shqiptuara në bazë të këtij ligji.

Duhet përkujtuar që tani për tani në vend janë 1 mijë e 811 raste aktive me virusin COVID19.