Në 20 vjetorin e rënies, vendoset gurëthemeli i shtatores së heroit Avdullah Tahiri

Për nderë të Komandantit të parë të UÇK –së në Zonën Operative të Karadakut, Avdullah Tahiri, në njëzet vjetorin e kalimit në përjetësi, u mbajtën disa aktivitete në Gjilan.

Së pari u bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, mëpastaj u mbajt Akademi përkujtimore në Teatrin e Qytetit, por dhe u vendos gurëthemeli i shtatores së tij.

Në gjithë këto aktivitete morën pjesë përfaqësues të komunës, bashkëluftëtarë të dëshmorit, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Familjet e Dëshmorëve dhe qytetarë./Fokusi.info/