Në 22 vjetorin e rënies, kujtohen dy heronjtë Sinan Morina dhe Bedri Berisha

Sot janë bërë 22 vite nga rënia e dëshmorëve të kombit, Sinan Haradin Morina nga fshati Rigjevë dhe Bedri Bajram Berisha nga fshati Volljakë i Komunës së Klinës.

Në këtë përvjetor OVL UÇK – dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj dhe me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë vënë buqeta me lule.

Ndryshe, u tha se gjaku i tyre dhe i dëshmorëve të tjerë ka sjellë lirinë që ne dhe gjeneratat e reja do ta gëzojnë.