“Turpi nuk hahet me bukë”, Barcelona shkarkon trajnerin

Barcelona ka shkarkuar nga detyra e kryetrajnerit, Quique Setien.

Pas humbjes turpëruese nga Bayern Munchen, presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ka njoftuar këtë të diel largimin e Setien nga Barcelona.

Informacioni është dhënë nga “Tiempo de Juego”, një program që transmetohet në Cadena Cope.

Presidenti e ka njoftuar gjatë ditës drejtorin sportiv Eric Abidal për shkarkimin e trajnerit.

Ky është një nga sezonet më të dështuara të Barcës në dekadën e fundit ku ka mbetur pa asnjë titull të vetëm./IndeksOnline/