Në këto qytete të vendit ka probleme me furnizim me ujë të pijshëm

KRU Prishtina ka njoftuar se në Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjen “Kalabria” në Prishtinë, ka probleme me furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas KRU Prishtinës arsyeja është turbullimi i ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji.

“Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri”, thuhet nga KRU Prishtina, që njëherit u ka kërkuar falje konsumatorëve të zonave të prekura.