Zjarri në Shkodër i merr jetën një vajze 13- vjeçare të sëmurë

Një vajzë 13- vjeçare e sëmurë rome është djegur brenda ‘banesës’ së saj në Shkodër. Një zjarr ka përfshiu mëngjesin e sotëm barakat ku jetojnë komuniteti rom në Shkodër dhe dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia.

BalkanWeb raporton se vajza ndodhej në gjumë dhe ka qenë e pamundur për ta nxjerrë jashtë.

Zjarri mësohet të ketë rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit ndërkohë që zjarrfikëset fikën flakët. Ai filloi në një nga barrakat dhe më pas përfshiu edhe tre të tjera.