Në Kroaci Shpërthen Shqiponja, Myrto Uzuni Dhuron Asist Perfekt Për Indrit Tuçin (video)

0
285

Lokomotiva e Zagrebit ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Varazdin, në përballjen që ka përfunduar para pak minutash në kampionatin kroat. Protagonistët kryesorë në këtë përballje do të ishin lojtarët shqiptarë.

Ndërsa rezultati ndodhej në shifrat 1-1, do të ishte Indrit Tuci i ardhur nga stoli që do të rikthente avantazhin te vendasit. Pas një krosimi perfekt i mbërritur nga këmbët e Myrto Uzunit, lojtari 19-vjeçar e dërgoi bukur topin me kokë në rrjetë.

Menjëherë të dy futbollistët kanë nisur festën me shqiponjë. Goli i parë për Lokomotivën e Zagrebit nga Tuci do të vinte në ndeshjen e fundit të luajtur ndaj Istras, ndërsa premton me të ardhmen e tij./Sport Ekspres/