Në majë të shkëmbinjve, me kilometra larg tokës, ushtrimet e rënda të Ushtrisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Në ambientet e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, që nga data 04 tetor e deri më 01 nëntor 2019, është duke u realizuar „Kursi i Avancuar i Kërkim-Shpëtimit në Male“, në të cilin po marrin pjesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Përveç pjesës teorike e cila është duke u realizuar në ambientet e kazermës „Evropianët e Rinj“ në Pomozotin, pjesën teorike, kursantët janë duke e realizuar në terrene të ndryshme malore tepër sfiduese, si te: Guri i Plakës, në Bjeshkët e Rugovës-Pejë, në Bjeshkët e Pashtrikut në Gjakovë dhe në malet e Sharrit në Prizren.