Në Pakon Emergjente nuk do të hynë kategoritë e dala nga lufta, reagon deputeti i AAK-së

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka thënë se në Pakon Emergjente nuk do të hynë kategoritë e dal nga lufta, për këtë ka reaguar deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, që sipas tij ky është një diskriminim për veteranët.

“Veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve duhet të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale.

Mos përfshirja e tyre në këtë pako nuk pranohet dhe si e tillë është diskriminuese, nuk do të pranohet nga ne.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi dhe qeveria Kurti në detyrë, duhet të japë llogari për këtë, kjo është shumë e rëndë për ato familje.

Ne nuk do të lejojmë ketë padrejtës”, ka shkruar Syla.