Njoftim i rëndësishëm për qytetarët para ndeshjes Kosovë-Danimarkë

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore Kosova – Danimarka, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e që fillon në orën 19:00, fton të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit, në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato sa më parë dhe më së largu deri në orën 11:00.

Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave, thotë FFK-ja./fokusi.info/