Në Prishtinë arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Policia ka njoftuar se sot në Prishtinë është identifikuar dhe arrestuar një person i kërkuar.

Sipas Policisë, personi i kërkuar A.Xh. (mashkull), 31-vjeç, është arrestuar në Rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

“Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë nga gjykata për veprën blerje dhe posedim shpërndarje, shitje e paautorizuar e narkotikeve substancave psikotrope”, thuhet në njoftim.

Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit.