Në promovim të vlerave dhe virtyteve më të mira të popullit tonë

Prof.Asc. Dr. Gëzim MUSTAFAJ

Është një ditë Nëntori me ftohtësinë e zakonshme të fillim dimrit. Shumë shoqata Shqipëtare këtu në New York janë mbledhur për festat e Pavarsisë dhe të Çlirimit të atdheut tone. Edhe Association of “Skënderbej”, (Shoqata Skënderbej), në Restaurant PINE 19 13 Bronxdale Avenue, Bronx, NY 10462 organizon mbasditen e 26 nëntorit, takim festiv për këto ngjarje të rëndësishme të biografisë së kombit shqiptar,111-vjetorin e Pavarsisë dhe 79-vjetorin e Çlirimit.

Si zakonisht mjedisi festiv fillon nën tingujt solemn të dy himneve, të atij Shqiptar dhe Amerikan. Më pas modratorja e aktivitetit Znj.Nadire Xhakolli pasi u uroj të pranishëmve mirëseardhjen dhe gëzuar festat i dha fjalen Presidëntit të shoqates Profesor Asc. Dr. Gëzim MUSTAFAJ, ku midis të tjerave ai theksoi; Pavarësia e shpallur në Vlorë më 28 nëntor 1912, është një product kompleks, shumë dimensional, shumë faktorësh. Ajo ditë sot quhet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë por në fakt ajo u arrit me kontributin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin në trojet e tyre nga Çamëria deri në Kosovë si dhe nga Durrësi deri në Luginën e Preshëvës. Më 28 nëntor 1912 në orën 14.05 do shpallej pavarësia e Shqipërisë, ndërsa flamuri do të shpalosej nga Ismail Qemali në orën 15.12 minuta nga dritarja ku ishte mbledhur kuvendi.

Në përbërje të Kabinetit të saj të parë, si një ndër ministritë kryesore u përfshi edhe Dikasteri i Luftës apo i Mbrojtjes Kombëtare, me në krye një oficer madhor karriere, me shumë përvojë drejtimi, organizimi dhe luftarake, GjeneralBrigade Mehmet Dërralla (Tetova). Detyrat e këtij dikasteri ishin që të organizonin mbrojtjen e territoreve. Pak muaj më pas, më 4 Maj 1913, u krijua edhe Shtabi Madhor, që përbënte njëherëshi zyrën numër Një të Ministrisë së Luftës.

Data 28 Nëntor ka edhe dy ngjarje të shënuara për popullin Shqipëtarë të Kosovës. Më 28 nëntor 1955 lindi Komandanti Legjendarë Adem Jashari, që për interest kombtare dhe çlirimin e Kosovës dha jetën së bashku me gjithë familjen e tijë, duke luftuar dhe qëndruar heroikisht për 3 ditë me radhë përballë forcave ushtarake dhe policore Serbe. Më 28 Nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci të vrarë nga ushtria dhe policia serbe, UÇK, ajo që do ti sillte lirine dhe pavarsinë Kosovës, pas disa vite në ilegalitet, doli hapur me uniformën, simbolin dhe flamurin kombtarë.

Edhe Lufta Nacionan-Çlirimtare është një nga ngjarjet më të shënuara në historin e popullit tonë.

Pak kohë mbas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u rendit në Aleancen Antifashiste Botërore, në krah të ShBA, BS dhe Britanisë së Madhe. Me krijimin e Frontit Nacional-Çlirimtar, lufta jonë u bë pjesë e luftës antifashiste botërore dhe u hodhën bazat e rreshtimit të Shqipërisë në Koalicionin Antifashist.

Më pas përshendeti Kryetari i Organizates së Veteranëve të Luftës të UÇK, Z. Astrit HUSKAJ. Mbreselënëse ishte përshëndetja që Z. Huskaj solli nga bashkëluftëtarët, strukturat drejtuese të UÇK në Kosovës dhe midis tyre edhe të djalit të Komandantit Legjendar Adem Jasharit, Lulëzim Jashari.

Në vazhdim përshëndeti Presidenti i nderit i shoqatës Z. Bujar HASANI.

Amosfera u zbukurua me këngëtarin dhe DJ anëtarin e shoqates Z. Agim Shiqerukaj.

Mbresat si përher janë të shumta, por në këtë ditë të shënuar do të veçoj momentin kur, nëpërmjet një torte të përgatitur enkas për të, të gjithë anëtaret e shoqatës i uruan shoqes së shoqatës njëkohësisht dhe anëtare e boedit Blerta Gjevori 50- vjetorin e lindjes.

Nën tingujt e muzikës, valles, trokitjes së gotave, dashamirësis dhe mikpritjes vazhdoj gjithë aktiviteti. Një falënderim special është për anëtarët e rinj të shoqatës si dhe të gjithë të ftuarit që nderonin me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet.

New York 26 Nëntor 2023