Ministri britanik i ashpër me emigrantët: Shqiptarëve t’iu ndalohet azili

Britania e Madhe duhet të parandalojë emigrantët shqiptarë që të kërkojnë azil në Britani, ka thënë ministri i britanik i Emigracionit Robert Jenrick.

Jenrick, i cili e mori rolin ministror më 25 tetor si pjesë e kabinetit të kryeministrit Rishi Sunak, tha se shqiptarët duhet të “përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil”.

Ai shtoi se Britania duhet të forcojë politikën e saj ndaj vendit ballkanik sepse është një vend i sigurt, duke e përshkruar numrin e shqiptarëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe si “të paqëndrueshëm”.

Shtetasit shqiptarë përbëjnë më shumë se një të tretën e 33,000 njerëzve që kaluan Kanalin Anglez me gomone nga janari deri në shtator të këtij viti.

Mes presionit në rritje ndaj qeverisë për të trajtuar krizën e emigrantëve, Jenrick tha se faktori shqiptar ishte tani “prioriteti numër një”.

Shqipëria është një vend dukshëm i sigurt. Është shumë e vështirë të shihet se si një shqiptar duhet të jetë në gjendje të kërkojë azil këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi një marrëveshje kthimi, e cila është nënshkruar një vit më parë, dhe 1000 shqiptarë janë kthyer tashmë. Ne po shikojmë se çfarë mund të bëjmë atje. Ne po ndjekim edhe kanalet diplomatike.

Ajo për të cilën jam i shqetësuar është se ka njerëz që vijnë në universitete këtu si një mënyrë e sigurt për të sjellë familjet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të qëndruar këtu për një periudhë të gjatë. Një numër shumë i konsiderueshëm njerëzish e përdorin këtë si një rrugë drejt një jete në Mbretërinë e Bashkuar.

JOQ