“Në qeverisjen e Kurtit, KEK-u po udhëhiqet nga Burgu i Dubravës”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mbajtjen në detyrë të shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili prej ditësh ndodhet në paraburgim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nën qeverisjen e Albin Kurtit, KEK-u udhëhiqet nga Burgu i Dubravës.

“Nën qeverisjen e Albin Kurtit, KEK-u udhëhiqet nga Burgu i Dubravës. Standard se jo mahi!”, ka shkruar Tahiri.

Në seancën parlamentare të së enjtes, PDK-ja dhe LDK-ja ka kërkuar nga qeveria që të shkarkohet drejtori i KEK-ut dhe bordi i kësaj ndërmarrje.

Kujtojmë se, të enjtjen Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i arrestuar nën dyshimin për korrupsion.