Në ShBA fillojnë hetimet mbi vdekjen e mjekut që mori vaksinën e Coronavirusit

Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Miami-Dade po heton vdekjen e një mjeku disa javë pasi ai mori një vaksinë kundër COVID-19, sipas Darren Caprara, drejtori i operacioneve në zyrën e ekzaminuesit mjekësor.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Caprara tha se zyra e tij po punon me Departamentin e Shëndetësisë në Florida dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të hetuar vdekjen e Dr. Gregory Michael.Vdekja e tij nuk ka qenë e lidhur përfundimisht me vaksinën, por kjo është ndër mundësitë që po eksplorohen, shtoi Caprara.Po sipas CNN, CDC e konfirmoi këtë dhe tha se “është në dijeni të një vdekje të raportuar në Florida të një individi që mori vaksinën për COVID-19 të Pfizer-BioNTech rreth dy javë para se të vdiste”, tha një zëdhënëse me e-mail të mërkurën mbrëma.

Sipas faqes në internet të Michael, ai ishte një obstetër/gjinekolog “në një ordinancë private në Mount Sinai Medical Center në Miami Beach për 15 vitet e fundit”.Ai ishte 56 vjeç, sipas të dhënave publike.Caprara tha se Michael mori një vaksinë rreth 19 dhjetorit dhe vdiq “rreth 3 janarit”.Një autopsi u krye të martën, tha Caprara, me shkakun e vdekjes në pritje të përfundimit të studimeve nga ekzaminuesi mjekësor dhe agjencitë partnere.Pfizer gjithashtu tha se po hetonte.“Pfizer dhe BioNTech janë të vetëdijshëm për vdekjen e një profesionisti të kujdesit shëndetësor gjashtëmbëdhjetë ditë pas marrjes së dozës së parë” të vaksinës, tha Pfizer në një deklaratë.