Në Shqipëri katër të vdekur dhe 169 raste të reja nga COVID 19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar për sitatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri, ku nga 971 testime në 24 orët e fundit, kanë kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Sipas kësaj ministri në këtë periudhe janë janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.