Në vitin 2015 këshilltari aktual i Kurtit e quante LVV’në më të rrezikshme se SHIK’u dhe UDB-në

Para pesë viteve këshilltari aktual politik i kryeministrit Albin Kurti, Shkelzen Gashi nëpërmjet statuseve nëpër Facebook, gjuante fjalë të rënda karshi partisë që ai sot bën pjesë.

Madje, ai ua kishte vënë edhe një nofkë kësaj partie. VIK- Vetëvendosje Informativ Ndërkombëtar, shkruan Gazeta Express.

Si shkak u bë një status i atij i viti i anëtares tashmë të ndjerë të kësaj partie Ajnishahe Halimit.

“Kemi me e harru UDB-në dhe SHIK-un nëse vijnë në pushtet këta të VIK-ut (Vetëvendosje informative ndërkombëtar)”, ishte reagimi I këshilltarit Gashi atëkohë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mars të këtij viti ka emëruar këshilltar politik Shkëlzen Gashin.

Gashi është emëruar dy ditë pasi LDK-ja, si partneri kryesor i VV-së në qeveri, ka thënë se do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.