Ushtarët e Pejës i reagojnë Kollçakut: “Fatmire shpejt e paske harru Pejën e shkatërruar të vitit 1999”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku përmes një postimi mbrëmë kishte thënë se Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së.

Në lidhje me këtë kanë reaguar ushtarët e Pejës, shkruan Indeksonline.

Reagimi i plotë:

“Fatmire shpejt paske harru Pejën e vitit 1999, të shkatërruar 80%. E paske harru Qyshkun, Lybeniqin, Katundin e Ri, Dardaninë, Kapeshnicen e Fushën e Pejës, masakrat e tmerrshme kundër njerëzve të pafajshëmI paske harru shpejt 183 dëshmorët e Pejës e qindra të plagosurit.

Edhe pse ka qenë citim, nuk e kemi prit prej teje, se je deputete nga një vend që e pagoi shtrenjtë lirinë. Fatmire, ti assesi të largohesh nga tradita jugosllave.

Peja është krenare me bijtë e bijat e saja që sakrifikuan, e ti jeto me turp, me faktin se do mbahesh mend si deputete kundër Luftës Çlirimtare e vlerave të saj”.