Nehat Maxhuni zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Vushtrri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Vushtrri e ka mbajtur Kuvendin e VIII zgjedhor, kuNehat Maxhuni është zgjedhur kryetar i degës, shkruan Fokusi.info.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar: AAK po i përmbushë pritjet e qytetarëve në qeverisjen e saj, në nivel nacional dhe lokal, dhe kjo ka bërë që të shtohet hovshëm interesimi i qytetarëve në tërë vendin për t’iu bashkuar rrugëtimit të saj si familje politike.

“Kryetarit të posazgjedhur të degës së AAK-së në Vushtrri, Nehat Magjuni, i urova mbarëvajtje dhe suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të marrura”.

Statusi i plotë i Haradinajt:

“Atmosferë dinamike në Kuvendin e VIII zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Vushtrri!

AAK po i përmbushë pritjet e qytetarëve në qeverisjen e saj, në nivel nacional dhe lokal, dhe kjo ka bërë që të shtohet hovshëm interesimi i qytetarëve në tërë vendin për t’iu bashkuar rrugëtimit të saj si familje politike. Kryetarit të posazgjedhur të degës së AAK-së në Vushtrri, Nehat Magjuni, i urova mbarëvajtje dhe suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të marrura. Falemnderit të gjithëve që për dy dekada kanë besuar në Aleancë, që t’u guxu me vepru, kemi krijuar bashkë vlerë të shtuar për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. RH”